Emisioni investigativ Stop i transmetuar në TV Klan ka denoncuar me nota sarkazme dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të Zërit të Amerikës në qytetin e Shkodrës.
Stop aludon se është një hakmarrje e ministrit të Shëndetësisë ndaj intervistës së dhënë kohë më parë tek Zëri i Amerikës.
Në videon e publikuar, shihet mjaft qartë, mungesa e respektit për median e lirë nga një ministër që dhunon fizikisht dhe psikologjikisht një gazetar teksa mundohet të bëjë punën e tij.
Në video tregohet qartë arroganca e ministrit teksa i thotë gazetarit të Zërit të Amerikës: “Pëllumb ke trash zërin ti…”
https://www.youtube.com/watch?v=gMj8YsdWR4I