Dy shtetas shqiptarë ranë dje në prangat e policisë italiane, pasi rrahën me shkop bejsbolli një polic në zonën e Folinjos.
Mësohet polici ishte jashtë detyrës dhe po shkonte të merrte djalin e tij nga shkolla kur dy të rinjtë shqiptarë i zunë pritë dhe e rrahën me shkop bejsbolli.
Efektivi ka pësuar fraktura të shumta nga goditjet.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 13:00. Agresorët janë të moshave 20 dhe 30 vjeç dhe njëri prej tyre ishte me precedent penal dhe në lirim me kusht.
Sipas mediave italiane, njëri nga shqiptarët që rrahu policin, është hakmarrë, pasi ky i fundit e kishte arrestuar, kur ai kishte kryer veprën e parë penale.