Më poshtë do t’ju njohim me disa nga titujt që duhet të lexoni gjatë muajit prill.
“Shawn Vestal, Daredevils”
Vestal në këtë libër kombinon një shkrim të mrekullueshëm, komplote aventureske, karaktere të gdhendura me kujdes dhe një seri monologësh. Loreta, një 15 vjeçare është një ndër personazhet kryesore të këtij libri.
“Kathryn Harrison, True Crimes” ( “Krime të vërteta”)
Me guxim, romancieri dhe eseisti i këtij libri i kthehet subjekteve që ka hulumtuar më parë: fëmijëria në Los Angeles. Ajo gjithashtu shkruan për lidhjen emocionale që kishte me babain biologjik dhe për sëmundjen e saj.Ndër të tjerash ajo shkruan sesa fort punon që të jetë një mama e mirë për tre fëmijët e saj.
“Rob Spillman, All Tomorrow’s Parties” (“Të gjitha partitë e së nesërmes”)
Spillman hap një biografi të tij, sesi ai dhe Elissa, dy shkrimtarë të dashuruar shkojnë drejt murit të Berlinit. Për të lexuar më shumë nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të shfletoni faqet e këtij libri.
“Chitra Banerjee Divakaruni, Before We Visit the Goddess” (“Përpara se të vizitojmë Goddess”)
Tre breza të grave kokëfortë në Bengali, pasionet e tyre, sekretet, keqardhjet dhe misteret vijnë në jetë si me magji nga tregimi i Divakaruni- së. Divakaruni na sjell fshatrat e varfër të familjeve urbane nga India në Teksas, për të treguar se si tre gra kurajoze luftojnë drejt pavarësisë.
“Geoff Manaugh, A Burglar’s Guide to the City” (” Guida e një hajduti mbi qytetin”)
Manaugh shpjegon se si Los Angeles, i njohur në vitet 1990 si “kryeqyteti i grabitjeve bankare të botës,” katalizoi një lloj të ri të krimit, “stop dhe grabit”. Është një libër fantastik përsa i përket mënyrës sesi trajton botën e krimit.
Burimi: BBC/ Përshtati: Adela Zeneli /Opinion.al