Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi deklaron se po kryhen hetime për të gjithë kompanitë koncensionare që kanë indicie për përfshirjen e tyre në parajsat fiskale të zbuluara nga dosja e “Panama Papers”.
Në një prononcim për gazetarët pas prezantimit të raportit të konkurueshmërisë OECD në hotel Rogner” ministrja e Ekonomisë tha:
“Nuk po hetohet vetëm GFI por edhe kompani të tjera koncesionare. Zyra e trajtimit të koncesioneve në MZHETTS po mbledh informacione. Po kryejmë hetim për gjithë kompanite që ka indicie”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se në dokumentet e Panama Papers ka rezultuar emri i Ismail Mulletit, pronarit të GFI, kompania që kishte me koncension markimin e karburanteve deri para 3 muajsh.