Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, Zogu vizionar i Sheshit Skenderbej

2016/04/06 at 11:43 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama, Zogu vizionar i Sheshit Skenderbej

Bashkia e Tiranës nis konsultimet me qytetarët për projektin e sheshit “Skënderbej”, si simbol i unitetit kombëtar. Veliaj: Sheshi do ketë 11 minilulishte, do punësoj 1 mijë persona.


Tirana do të ketë një shesh të sajin qendror, kushtuar tërësisht këmbësorëve, dhe që me gurët dhe bimësinë që do të popullohet, do të simbolizojë të gjitha krahinat shqiptare, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Bashkia e Tiranës ka prezantuar dje me prezencën edhe të Kryeministrit Edi Rama, projektin e sheshit “Skënderbej”, i cili do të përfundojë në qershorin e vitit 2017.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, e cilësoi projektin të një rëndësie të veçantë dhe theksoi se ai arrin t’i japë qytetit qendrën e merituar.
“Ky projekt është me rëndësi sepse është në zemër të Shqipërisë, në Tiranë, ku është edhe zemra e shqiptarëve. Bëhet fjalë për vazhdimin jo pasiv, por krijues, të një projekti të nisur vite më parë, që Tirana të ketë një shesh, i cili në hapësirën e tij t’u ofrojë banorëve një pikë referimi të palëvizshme. Ka ndodhur që projekti ynë të kritikohet pse ne po transformojmë sheshet e qyteteve, në dritëshkurtësinë se njerëzit nuk përfitojnë ekonomikisht. Në fakt, historia njeh vetëm një rast kur qeveria dhe vendimmarrja për të financuar zhvillimin e komuniteteve u fokusua te asfalti është Shqipëria e tranzicionit, mendësia e të cilit kulmoi për keq në qeverinë e kaluar”, -u shpreh kryeministri Edi Rama.

Më tej në fjalën e tij, Rama nuk la pa vlerësuar edhe vizionin që kishte mbreti Ahmet Zogu kur u kërkoi arkitektëve italianë në vitet ’20, që të ndërtonin një shesh të ngjashëm me atë të vendeve të zhvilluara.
“Në vitin 1929, Ahmet Zogu i kërkoi Armando Brasini-t që të hartonte planin rregullues të qendrës së Tiranës dhe i prezantoi një ambicie tërësisht jashtë kohe, nëse do t’i referoheshim Tiranës së vitit 1929, ku bulevardi i Armando Brasinit, nga kritikët dhe shakaxhinjtë e përparimit të asaj kohe u akuzua të ishte një katedrale në mes të shkretëtirës. Ajo çka Ahmet Zogu, në atë botën e tij të ngushtë kulturalisht, por mjaftueshmërisht të pasur për nga instinkti i përparimit, i vuri përpara si detyrë Armando Brasinit, ishte: “Dua një miniaturë të Shën Pjetrit në Vatikan”, tha Rama në fjalën e tij, ndërsa theksoi se për Zogun “mund të thuhen plot të zeza, por nuk mund të thuhet se nuk kishte instinktin e posaçëm të një lideri vizionar për vendin e vet”.
“Ndaj Tirana nuk duhet të ndërtojë një shesh nga e para, por vetëm duhet të demokratizojë një hapësirë të konceptuar kohë më parë nga dy arkitektë të famshëm, ata të cilët i solli këtu Ahmet Zogu”.

Kryeministri bëri të ditur se projekti që u prezantua dje synon pikëriasht këtë ambicie.

“Të demokratizojmë vizionin që është aty dhe të transformojmë hapësirën e trashëguar, në një hapësirë ku e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja bashkëjetojnë me njëra-tjetrën dhe ku kushdo që bëhet pjesë e asaj hapësire për një orë, për një ditë apo për gjithë jetën, të ketë sensin se nga vjen, ku është e ku shkon”, –tha Rama.

Ai nuk la pa kritikuar edhe projektin që zbatoi bashkia e mëparshme, e drejtuar nga Lulzim Basha.
“Nuk ka asnjë shkencë që provon se mund të ndërtosh në mes të qytetit dhe ndërkohë makinat mund të kalojnë njësoj sikur ti s’po ndërton. Ky ishte dhe argumenti banal më të cilin u justifikua ndërhyrja më idioteske që është bërë në historinë e urbanistikës shqiptare, ku ka pasur shumë ndërhyrje idioteste, për të na dhënë kartodromin në mes të Tiranës me Skënderbeun që mbi kalin e tij duket si polici i dikurshëm që rrinte te sheshi për t’i dhënë drejtim makinave, -ka pasur një polic dikur aty, në mes. E bënë Skënderbeun polic trafiku të një kartodromi ku makinat xhirojnë në mes të sheshit”, theksoi kryeministri.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke prezantuar elementet e projektit të sheshit “Skënderbej” u shpreh se është synuar të mundësohet barazia e sipërfaqes së gjelbër me vetë sheshin.
Më tej, ai theksoi se sheshi do të përfaqësojë unitetin kombëtar, jo vetëm se gjendet në zemër të Tiranës, por edhe për faktin se konceptimi i tij e përfaqëson totalisht unitetin tonë kombëtar.
Sipas tij, projekti, duke zhvendosur trafikun nga qendra, synon të krijojë gjithashtu një maskë oksigjeni për qytetin.
Ai bëri të ditur se sheshi “Skënderbej” nuk do të jetë një hapësirë unike totalitare, por është konceptuar të jetë si një mori sheshesh me 11 minilulishte.

“Dhjetëra hapësira të ndryshme midis ministrive, midis bashkisë edhe xhamisë, dhe Pallatit të Kulturës. E gjithë kjo zonë rreth Muzeut Kombëtar do të ketë disa minisheshe dhe parqe të vogla, që do të krijojnë mjaftueshëm hapësirë për intimitet dhe për aktivitete publike më të vogla, por sigurisht edhe pjesa qendrore për të siguruar ato hapësira më të mëdha që qoftë për tubime politike apo artistike, apo festa kombëtare, ne mundohemi t’i improvizojmë duke ngritur barrikada për të bllokuar sheshet në raste të këtyre aktiviteteve”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi gjithashtu se ky është një lajm i mirë edhe për punësimin, pasi do të krijojë mundësi për 1 mijë vende pune.



Ju sugjerojmë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja
Aktualitet

“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

18 Maj, 2025 6:50 pm
Para
Akuzat për makinën e Tahirit, Rama e quan Ristanin të droguar

Ristani: Trafikantët e drogës kanë gjetur "parajsën" në Shqipëri

Foto që preku miliona zemra/ Djali qan mbi trupin e babait hero

Foto që preku miliona zemra/ Djali qan mbi trupin e babait hero

Parajsa fiskale, ministrja Ekonomi: Nuk është vetëm GFI-ja e Mulletit

Parajsa fiskale, ministrja Ekonomi: Nuk është vetëm GFI-ja e Mulletit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
18 Maj, 2025

Arsenali ka siguruar matematikisht vendin e dytë në Premier League pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Newcastle United. Goli i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com