Edhe pas vdekjes së tij, emri i Dr. Florit po vazhdon të përmendet shpesh nëpër media.
Ai vdiq nga overdoza më 17 nëntor të vitit 2014 duke lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijë.
Ndërsa lajmi i mirë për ta erdhi ditën e djeshme ku në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare u bë me dije se familjes së tij do t’i ndahet një pension nga buxheti i sigurimeve shoqërore.
Ditë më parë Ermal Mamaqi pati thënë që rasti i Dr. Florit do të duhej të mirrej si shembull për vetëdijësimin e parandalimi të drogës, ndërsa sot për të i tha dy fjalë edhe këngëtari Blero.
Ai e ka postuar një foto të themeluesit të grupit “West Side Family”, dhe ka shkruar:
“Artist i vërtetë. Po të ishin vetëm gjysma e njerëzve në showbiz si ti, pasqyra do të reflektonte ndryshe”, ka shkruar Blero duke publikuar edhe një fotografi të artistit të ndjerë”./Lajmi.net