Katër të rinj janë vënë në pranga në Tiranë pasi janë kapur me kokainë, heroinë dhe kanabis sativa.
Operacioni është organizuar nga seksioni për Narkotikët në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me prokurorinë.
Personat e kapur nga policia janë shtetasit Lorenc Bacelli 37 vjeç, Marius Ali 26 vjeç, Albi Luca 27 vjeç dhe Rubin Përzhita 26 vjeç të gjithë banues në Tiranë.
Ata janë arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Mësohet se arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor ku në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, një automjet, një motor papaq, 2 biçikleta dhe një shumë prej 20 mijë lekësh dhe 100 euro.
Këto shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin e kundëraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të llojit “heroinë” “kokainë” dhe kanabis sativa” në zonën e Unazës së Re , “Irfan Tomini”, “Fusha e Aviacionit”.
Materialet procedurale ju dërguan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”.