Presidenti i Islandës ka refuzuar kërkesën e kryeministrit për zgjedhje të parakohshme, pas akuzave se kryeministri i vendit është përfshirë në afera tatimore jashtë vendit.
Presidenti, Ólafur Ragnar Grímsson, tha të martën se dëshiron të bisedojë më liderë të partive të tjera, para se të marrë ndonjë vendim.
Ndërsa, mijëra islandezë protestuan dje para Parlamentit, duke i bërë thirrje kryeminstrit Sigmundur Davio Gunnlaugsson që të japë dorëheqje.
Nga dokumentet financiare që rrodhen, bëhet me dije, se Gunnlaugsson dhe gruaja e tij themeluan një kompani në Ishujt Virgjin të Britanisë së Madhe, më ndihmën e një firme ligjore të Panamasë.
Ai akuzohet për konflikt interesi, pasi dështoi t’i bëjë publike investimet e tij në kompani, që kishte interesim në bankat e dështuara islandeze që qeveria e tij ishte përgjegjëse për t’i mbikëqyrur.
Por, ai ka mohuar të këtë bërë ndonjë gjë të keqe.