Ne Leshnice te Pogradecit atje ku ndodhet familja e xhihadistit te vrare ne Siri Almir Daci banoret po pine kafen e mortit. Lajmi e kane marre nga gruaja e terroristit e cila bashke me femijet ndodhet ne Siri.
Banoret e fshatit Leshnice jane ne hall.
Fqinji i tyre ka hapur dyert e mortit per te birin dhe atyre u duhet te ngushellojne.
Por vdekja e Almir Dacit ish imamit te xhamise se leshnices, i njohur si xhihadisti shqiptar qe kercenoi Ballkanin nuk u thote gje qe ata te respektojne doket.
Ka prej tyre qe pasi kane hyre ne familjen e Dacit u vjen keq per femijet qe ai ka lene bashke me gruan ne Siri.
Ne hall jane edhe familjaret e tij. Vellai i Almirit, Urimi tregon se lajmin e vrasjes e kane marre nga njerezit e gruas se tij ne Kavaje.
Ajo ndodhet ende ne Siri bashke me dy femijet dhe kishte telefonuar prinderit e saj. Kurse ne Leshnice nuk dine asgje me teper se kaq.
Ata do te vazhdojne te mbajne dyert e mortit hapur derisa me mberritjen e trupit nese mundesohet nje gje e tille.
Almir Daci është i treti person i vrarë në Siri nga ky fshat, të cilët kanë luftuar si xhihadistë përkrah ISIS. Pogradeci është rrethi më i madh që ka luftëtarë në Siri. /abcnews