Komuna e Tetovës përmes një shpalljeje po kërkon jurist që ta përfaqësojë atë. Por kushtet për tu bërë përfaqësues juridik i këtij institucioni, janë që avokati të ketë përfaqësuar së paku dy vjet një komunë, te këtë përfaqësuar të paktën një ndërmarrje publike dhe të ketë 32 vjet përvojë punë. Juristët lokal komunal habiten me kriteret e kërkuara për t’u zënë avokat nga komuna.
“Nga përvoja ime them se deri tash me kaq vjet përvojë pune të ketë një kriter kaq të rreptë me 32 vjet përvojë pune, nuk kam hasur deri sot”, tha Miralem Asani, përfaqësues i Shoqatës së Avokatëve.
Si përfaqësues i juristëve në këtë komunë, ai thotë se ka dyshime se është kurdisur kjo punë.