Tirana është përfshirë nga trafiku, pasi Bashkia ka bllokuar pa paralajmërim qendrën e Tiranës dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe atë “Zogu i I”. Duket se çdo gjë e ka një zgjidhje.
Qytetarët kanë vendosur që me makinat e tyre të kalojnë nëpër urat e këmbësorëve. Bashkia i ka bllokuar rrugët për shkak se kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, ka marrë pjesë në një maratonë-kros të zhvilluar në qendrën e Tiranës, aktivitet që vitet e tjera është zhvilluar në parkun e liqenit.