Një nga rrëfimet e Noizyt këtë mbrëmje në Zonë e Lirë ka qenë edhe raporti me vajzën e tij, e cila jeton me të ëmën në Londër. Një raport në distancë, ku Noizy është kujdesur, për shkak të pamundësisë që ka për të udhëtuar në Angli, të bëjë një zgjedhje për ta takuar në një shtet tjetër të Evropës. Ja si e rrëfen raportin me vajzën Noizy, i cili është i divorcuar nga bashkëshortja e parë?