Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet frikshëm borxhi i jashtëm

2016/04/01 at 11:01 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritet frikshëm borxhi i jashtëm

I gjithë borxhi i jashtëm i ekonomisë së vendit (publik dhe privat) u rrit gjatë vitit 2015 me 702 milionë euro ose 9.2 për qind. Banka e Shqipërisë duke raportuar për zhvillimin e borxhin të jashtëm bruto, njoftoi se në fund të tremujorit të katërt të vitit 2015 vlera e borxhit të jashtëm bruto të Shqipërisë ishte 7,630 milionë euro.


Vetëm gjatë tremujorit të fundit tremujori stoku i borxhit u rrit me rreth 238 milionë euro, ndërsa në krahasim me fundin e tremujorit të katërt të vitit 2014, stoku është rritur me 702 milionë euro.
Autoriteti Qendror Bankar raporton se, rreth 79% e stokut të borxhit të jashtëm është borxh afatgjatë kryesisht në formën e huave, ndërsa pjesa tjetër është borxh afatshkurtër kryesisht i marrë nga sektori bankar.

Sektori i qeverisë së përgjithshme zotëron pjesën kryesore të borxhit të jashtëm me rreth 43% të vlerës së përgjithshme. Pjesa tjetër është e shpërndarë midis bankave (17%), sektorëve të tjerë (17%), autoritetit monetar (1%) dhe si hua midis kompanive (22%).
Sektori me peshën më të madhe në stokun e borxhit të jashtëm mbetet sektori i qeverisë së përgjithshme. Në fund të periudhës, borxhi i jashtëm i këtij sektori ishte rreth 3,293 milionë euro ose rreth 24% më i lartë ndaj një viti më parë.

Rritja i dedikohet rritjes së stokut të huave afatgjata me rreth 504 milionë euro dhe emetimit të eurobondit, i cili solli një zgjerim të stokut me rreth 141 milionë euro. Borxhi i qeverisë së përgjithshme përbëhet nga huatë afatgjata, obligacionet dhe dëftesat. Huatë përfaqësohen nga huatë e tërhequra pas viteve ’90 dhe ato të riskeduluara, të cilat vazhdojnë të jenë të negociueshme midis palëve. Në fund të periudhës, huatë e riskeduluara përfaqësonin 1% të stokut të huave afatgjata të qeverisë së përgjithshme.

Stoku i borxhit të “Autoritetit Monetar” ose Bankës së Shqipërisë përbëhet nga huatë afatgjata të akorduara nga FMN-ja (10%), huatë afatgjata të garantuara nga qeveria e përgjithshme (12%) dhe alokimet e SDR-së (78%). Ky stok, në fund të periudhës shënoi rreth 76 milionë euro ose një zvogëlim me rreth 1% krahasuar me një vit më parë.

Në fund të periudhës, stoku i borxhit të jashtëm bruto të sistemit bankar shënoi rreth 1,281 milionë euro duke qenë 31 milionë euro më i lartë sesa një vit më parë. Rritja e stokut të borxhit të bankave ka ardhur kryesisht nga rritja e zërit “monedha dhe depozita” me 39 milionë euro. Përbërësit kryesorë të borxhit të bankave ishin “monedhat dhe depozitat” dhe “huatë”, të cilat përfaqësonin përkatësisht rreth 82% dhe 12% të borxhit total të bankave.
Stoku i borxhit të sektorëve të tjerë ishte 1,269 milionë euro duke shënuar një zvogëlim prej 4% në krahasim me një vit më parë. Përbërësi i borxhit të jashtëm në formën e investime direkte – huave ndërkompani arriti nivelin prej 1,711 milionë euro, duke u rritur me 84 milionë euro në krahasim me një vit më parë.

Instrumenti me peshën më të lartë në stokun e borxhit të jashtëm bruto të Shqipërisë është zëri “investime të tjera”, që përfaqësonte rreth 69% të stokut të borxhit në fund të periudhës. Brenda zërit të “investimeve të tjera” peshën kryesore me rreth 72% (ose 3,803 milionë euro) e zë borxhi në formën e huasë, i cili është rritur me 503 milionë euro krahasuar me një vit më parë. Po brenda këtij grupi, borxhi në formën e monedhave dhe depozitave ka shënuar rritje me 39 milionë euro, borxhi në formën e kredive tregtare është rritur me 3 milionë euro dhe zëri “të tjera” është rritur me 21 milionë euro, krahasuar me një vit më parë. Investimet e huaja direkte në formën e huave midis kompanive dhe investimet e portofolit, së bashku, përfaqësojnë rreth 31% të totalit të borxhit të jashtëm.

Borxhi në monedhën euro zë vendin kryesor në strukturën e borxhit të jashtëm bruto të Shqipërisë, me rreth 68% e vlerës së tij në fund të periudhës. Kjo përbërje ka lidhje me faktin se shumë prej huave të sektorëve të ndryshëm janë të denominuara në Euro. Po në këtë monedhë janë edhe një pjesë e konsiderueshme e llogarive dhe depozitave të jorezidentëve në sistemin bankar si dhe e letrave me vlerë në formën e obligacioneve dhe dëftesave. Në borxhin e jashtëm bruto, stoku i borxhit në SDR zë rreth 13% të borxhit të jashtëm bruto, ai në dollar amerikan (USD) zë rreth 8% dhe ai në dollar kanadez (CAD) zë rreth 2%.
Nga vlera gjithsej e shërbimit të borxhit gjatë periudhës rreth 90% ka shkuar për shlyerje të kryegjësë (principalit) dhe rreth 10% ka shkuar për shlyerjen e interesave.

Në pagesat e principalit, pesha kryesore është mbajtur nga sektorët e tjerë, i cili ka paguar 40 milionë euro ose 37% të vlerës së përgjithshme të principalit të paguar nga ekonomia gjatë kësaj periudhe. Pagesat e interesit janë kryer në pjesën më të madhe nga qeveria e përgjithshme me rreth 10 milionë euro ose 78% të vlerës së përgjithshme të interesave të paguara.

*Marrë nga revista ekonomike “Monitor”

 



Ju sugjerojmë

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
Bota

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

19 Maj, 2025 3:49 pm
Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
Kryesore

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

19 Maj, 2025 3:31 pm
Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

19 Maj, 2025 3:12 pm
Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Aktualitet

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

19 Maj, 2025 3:08 pm
U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!
Bota

U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!

19 Maj, 2025 2:47 pm
Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”
Aktualitet

Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

19 Maj, 2025 2:47 pm
Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin
Aktualitet

Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin

19 Maj, 2025 2:40 pm
Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…
Aktualitet

Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…

19 Maj, 2025 2:26 pm
Lindjet/ Rënie vjetore me 10% më 2023, më e forta në 30 vitet e tranzicionit
Aktualitet

Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14% – Shkak, emigracioni dhe problemet ekonomike

19 Maj, 2025 2:20 pm
Shkodër/ Aksion kundër kanabisit, policia asgjëson mbi 1,700 bimë narkotike
Aktualitet

Shkodër/ Aksion kundër kanabisit, policia asgjëson mbi 1,700 bimë narkotike

19 Maj, 2025 2:08 pm
Para
Video/ Luarasi-Zheji debat në Opinion për përgjimin e deputetes

Video/ Luarasi-Zheji debat në Opinion për përgjimin e deputetes

Ballkani nënvlerëson ekstremistët xhihadistë

Ballkani nënvlerëson ekstremistët xhihadistë

Verifikohet Enca!

Verifikohet Enca!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
19 Maj, 2025

Mijëra persona kanë “zbritur” në rrugët e Hagës, me thirrjen që qeveria holandeze të mos jetë pasive e situatës në...

Lexo më shumë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
19 Maj, 2025

Do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Europiani për 17-vjeçarët. Kështu, UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare turneun...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme
19 Maj, 2025

Ditën e sotme GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen “Partizani”. Në një prononcim për gazetarët, avokati Genc Gjokutaj theksoi se...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim në Institucionin e Presidentit Kursin e Lartë të Sigurisë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com