Adhuruesit e filmit “Shok” mbarë botën kanë mundësinë të shikojnë në iTunes bashkëprodhimin kosovaro-britanik që u nominua për “Oscars.”
Gjithashtu filmi “Shok”, i pari film nga Kosova i nominuar për çmimin prestigjioz Oscar, ka hyrë në top 5 filmat e shkurtër më të shkarkuar në iTunes ne Zvicër, Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka bërë të ditur ekipi i filmit përmes një komunikate për shtyp ku behët thirrje për diasporën shqiptare që të mbështesi filmin në iTunes.
Rikujtojmë se filmi “Shok” do te shfaqet në Tribeca Film Festival—një festival prestigjoz i cili do të filloi më 13 prill dhe do të vazhdojë deri në 24 prill në qytetin e Nju Jorkut.