Një djalosh nigerian dy-vjeçar i cili u gjet me plagë dhe duke vdekur urie pasi familja e kishte braktisur ka bërë një riaftësim të pabesueshëm.
Fotot e bebes duke vdekur urie i thyen zemrat miliona njerëzve anembanë botës, kur u botuan muajin e kaluar.
Djaloshi, që tani quhet Hope (Shpresë në anglisht, ose Shpresim për ta shqipëruar disi), ishte braktisur nga familja e tij sepse ata mendoni se ishte një shtrigan dhe u gjet në rrugë nga Anja Ringgren Loven, një grua daneze që jeton në Afrikë, më 31 janar.
Dhe tani Znj. Loven ka shpërndarë disa foto që e tregojnë Hope të riaftësuar mrekullisht brenda tetë javësh, dhe thotë se “tani ai po e shijon me të vërtetë jetë”./Mapo