Prokurorët belgë kanë thënë se policia ka arrestuar të dielën katër persona, nën dyshimet se kanë lidhje me sulmet terroriste në Bruksel.
Zyra e Prokurorit Federal të Belgjikës ka thënë përmes një deklarate se policia ka kryer 13 bastisje të reja në Bruksel dhe në dy qytete të tjera në veri. Ajo ka thënë se nëntë persona janë marrë në pyetje, por pesë prej tyre janë liruar, shkruan rel.
Prokurorët kanë thënë se nuk mund të japin detaje të tjera.