I njohur për pasionin ndaj sporteve dhe garave sportive, aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitung, një ditë më parë ka pësuar një aksident gjatë një loje basketbolli. Sikundër njoftojnë mediat turke, ndërhyrja kirurgjikale këtë herë ka qenë e menjëhershme dhe e pashmangshme. Të njëjtat burime bëjnë me dije se aktori i mirënjohur ka dëmtuar kyçin e këmbës së majtë, gjatë lojës dhe është nisur menjëherë për në spital.
Pas disa orësh, gjendja e aktorit 30-vjeçar është përmirësuar, por sipas mjekëve është i domosdoshëm qëndrimi në spital për disa ditë.