Një grua, banesa e së cilës u dëmtua nga një tornado në fund të vitit të kaluar, tashmë nuk zotëron asgjë, përveç rrënojave të saj.
Një ekip shembjesh e shkatërroi shtëpinë e saj gabimisht të martën, pasi Google Maps u dha atyre të dhëna të gabuara.
“Gabimi i Google” më shkaktoi mua humbjen e banesës”- tha ajo ditën e premte.
Nga ana tjetër Google e pranoi gabimin e hartës dhe tha se është duke hetuar për shkakun.
“Google Maps tregoi informacion jo korrekt për shtëpitë në fjalë”, tha një zëdhënës për CNNMoney. “Të dy adresat janë paraqitur si në të njëjtin vend (7601 Calypso Dr) në Google Maps, por çështja në fjalë u realizua në mënyrë të shpejtë, duke prishur shtëpinë e gabuar.