Nga Mentor Kikia
Tre të rinj humbën jetën sot, në mënyrën më brutale të mundëshme.U mbytën brenda në makinë, në një kanal ne llucë. Ishte një aksident. Kaq! Policia bëri procerverbalin e kqyrjes se vendit të ngjarjes dhe doli ne perfundimin se ishte AKSIDENT. Makina kishte tentuar të ecte mbrapsht, sepse nuk ishte orientuar ne një kryqëzim të errët dhe befas përfundoi përmbys në një kanal moçalor, pa mundur të dalë asnjë prej personave që ishin brenda. Po, vërtet ishte aksident, por ishte më keq se një vrasje, ishte një krim, njësoj si të ishte kryer me kallashnikov, apo me një bombë. Madje edhe me keq. Sepse autori nuk ishte një hajvan që donte të hamkerrej ndaj dikujt dhe vrau tre njëherësh.
Ata tre të rinj e humbën jetën për shkak të një rruge mizerje. Pa ndricim, pa sinjalistikë dhe pa një parmak të qelbur mbi një palo urë 2 metra të gjatë. Po po, ky është krim, nuk është aksident. Një krim para të cilit duhet më në fund të përgjigjet dikush. 10 milion euro u dhanë këtë vit për ministrinë e tranporteve për rrugën Durrës-Pogradec, për sinjalistikën. Kush duhet të përgjigjet për mungesën e sinjalistikës? Kush duhet të përgjigjet që në atë rrugë, një copë urë nuk kishte një parmak? Sa njerëz humbin jetën cdo vit si pasojë e gjendjes skandaloze të sinjalistikës dhe askush nuk përgjigjet?
Kjo është një vrasje dhe për vrasjet dikush duhet të shkojë në gjyq.