Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Brukseli zemra jonë

2016/03/24 at 3:54 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Opinion/ Arian Galdini: Ilir Beqja duhet të jetë në burg, djalin tim nuk e ndihmonin në pediatri  

Nga Arian Galdini


A ka terrorizmi Fe? Unë mendoj se Terrorizmi është Fe. Është Feja e Antinjeriut, e Antijetës. Zoti i Terrorizmit është Vdekja. Tempulli i Terrorizmit është Injoranca. Predikuesi i terrorizmit është Vrasja. Teologjia e Terrorizmit janë Urrejtja dhe Frika.

Nuk ka Terrorizëm Islam, e as të Krishterë. Nuk ka Terrorizëm me emër etnie, race, ngjyre apo ideje. Është e pamundur. Nuk janë as Fetë, as Etnitë, as Kombet, as idebartësit qëllim-mbarë, që përdorin Terrorizmin. Krejt e kundërta ndodh. Është terrorizmi që i përdor këto.

Ndaj nëse ka një betejë të madhe që njerëzimi duhet ta bëjë, nuk është beteja ndaj Konvencioneve që përdor Terrorizmi, por beteja pa kompromis ndaj kësaj Feje të re që quhet Terrorizëm. Nëse e duam jetën dhe njeriun, duhet ta luftojmë pa kushte çdo besimtar të antijetës dhe antinjeriut, çdo besimtar të Terrorizmit dhe Vdekjes. Unë besoj tek Jeta dhe Njeriu.

Ajo çka ndodhi në Bruksel pak ditë më parë, ishte goditje në zemrën e Europës, në zemrën tonë. Ishte përpjekje e drejtpërdrejtë e besimtarëve të Vdekjes, që të na konvertonin neve, që të ma konvertonin mua besimin tim. Shkruaj në vetë të parë, sepse shkruaj duke e vendosur veten në lëkurën e gjithëkujt, e çdo njeriu të kësaj Bote. Edhe sepse marrëdhënia me Zotin është krejt personale dhe vyen të jemi vetërrëfyes kur shkruajmë e flasim për Të.

E pra, besimtarët e Vdekjes e kanë nisur prej kohësh Luftën e tyre të Shenjtë për të na konvertuar. Ata vranë masivisht mijëra qytetarë të pafajshëm tek Kullat Binjake. Ata po vrasin çdo ditë në Siri, Irak, Libi, Liban, Algjeri, etj. Vranë në Paris. Po vrasin në Ankara, Stamboll. Dhe së fundmi vranë në Bruksel. Thonë se do të vazhdojnë të vrasin… Festojnë e gëzojnë kur vrasin.

Veç kujdes, shumë kujdes. Lufta e tyre e shenjtë, nëpërmjet vrasjes, nuk synon të na konvertojë në asnjë nga Fetë e Njeriut. Lufta e tyre e shenjtë kërkon të na kthejë në besimtarë të Vdekjes. Ndaj të mos e lejojmë askënd ndër ne, të mos lejojmë asnjë inç të vetes sonë që të rrebelohet kundër Feve të Njeriut, kundër asnjë Feje të Njeriut. Besimtarët e Vdekjes përdorin kovencionet tona, që ne të gabojmë e të ndahemi, urrehemi, e humbasim vetvetet dhe njëri-tjetrin.

E vërteta është se në kohët e Terrorit, Frika predikon Urrejtjen, Antijeta predikon Konfliktin, Antinjeriu predikon Mohimin. Pikërisht në këto kohë duhet të ngrejë krye Njeriu që të luftojë për Jetën, kërkojë Solidaritetin dhe të predikojë e ushtrojë Dashurinë. Besimtarët e Vdekjes përdorin fjalën xhihad dhe termat e Islamit. Këtë e bëjnë jo rastësisht, e jo pa qëllim.
E bëjnë sepse duan që ne të biem në kllapinë e kacafytjes mes nesh.

Xhihadi është lufta e shenjtë, vepra e shenjtë, akti i shenjtë i Njeriut në kërkimin sublime, të pastër të vetvetes dhe Zotit. Islami është Feja e Njeriut që na bën udhë e paqe me Zotin. Feja e Njeriut e ka Zotin, Krijues, Dashuri, Mëshirëplotë, Paqe, Jetë. Kësisoj, Besimtarët e Vdekjes, nuk kanë asnjë lidhje me asnjë Fe të Njeriut.

Ata janë antinjerëzit që kanë për Fe vetëm Terrorizmin.



Ju sugjerojmë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Para
Të jesh modele në Shqipëri…

Të jesh modele në Shqipëri…

Genocidi/ Dënohet në Hagë, Radovan Karaxhiç

Genocidi/ Dënohet në Hagë, Radovan Karaxhiç

DEBATI I PLOTE/ Ja e vërteta e përplasjes Basha-Bregu në mbledhjen e grupit

PD mbledh grupin, ja vendimi për 'drejtësinë'

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com