Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra prekëse e gazetares për fëmijët: Ju tregova një botë që nuk ekziston

2016/03/25 at 2:10 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Letra prekëse e gazetares për fëmijët: Ju tregova një botë që nuk ekziston

BRUXELLES, BELGIQUE. BEATRICE DELVAUX, EDITORIALISTE EN CHEF DU JOURNAL LE SOIR. POUR LESOIR. PHOTO : PIERRE-YVES THIENPONT / LE SOIR

Nga Beatrice Delvaux

“I dashur, këtë mëngjes kur po kaloja nëpër qytetin tonë nga veriu në jug, bërtita. Nuk mund t’i ndalja lotët. Doja të shkulja nga vendi veshët. Nuk mundesha më të dëgjoja sirenat”. Kështu e nis letrën e gjatë drejtuar fëmijëve, gazetarja franceze Beatrice Delvaux (56 vjeçare) pas sulmeve terroriste që tronditën qytetin e Brukselit, duke goditur aeroportin Zaventem dhe metronë Maelbeek, shumë pranë institucioneve evropiane. Pas ngjarjes tronditëse, ajo ka ndjerë nevojën për të kërkuar falje. Por kujt? Fëmijëve të saj dhe shokëve të tyre të të njëjtit brez, që teksa besonin se lufta në Europë kishte përfunduar, tani përballen me terrorizmin.

“Ka ardhur momenti të të kërkoj falje, të të kërkoj ndjesë. Janë 20 vjet që të kam gënjyer…nuk kam asnjë justifikim… Unë vetë kam besuar në gënjeshtrat e mia. Të kam treguar se kjo ishte bota e mundësive të mëdha, e udhëtimeve të mëdha […] Isha e sigurtë që e kisha kursyer luftën, duke e vendosur atë në librat e historisë ose në anekdotat që gjyshja apo gjyshi do t’ju tregonte. Ishim aq të sigurt që i kishim varrosur, ata demonët që kishin ndërtuar kampet e përqendrimit, gjenocidet…”, shkruan ajo më tej

Béatrice thotë se kishte aq shumë besim në faktin se besonte në këtë botë si mburojë e lirisë sonë….dhe rikujton hapa të shumta të bëra dekadat e fundit. Që nga fundi i shërbimit ushtarak, rënia e Murit të Berlinit, barazia mes burrave dhe grave, e drejta e abortit, Erasmus, liria e besimit, martesat mes personave të të njëjtës gjini. betejat kundër racizmit … “Pra, jo, nuk dua që të shihni ato trupa të shqyer, mish të shpërthyer në stacionin e Maelbeek, pranë të cilës jetoni, në qendër të Brukselit. […] Pra, jo, nuk dua që të mendoni se ju mund të vdisni në qytetin tuaj dhe pafajësia juaj do të ndalet në këtë datë – 22 mars, 2016 – dhe xhaketat vetëvrasëse, eksplozivët e mbajtur në dorë nga ata djem..që shkaktuan të gjithë atë tragjedi, kishin moshën tuaj”.

Shqetësimi i gazetares, si çdo nënë, shkon për të ardhmen e fëmijëve të saj. Ajo admiron fuqinë e tyre, qetësinë me të cilën ata pranojnë të vërtetën e re. Por shpreson të jenë të fortë, ndërsa përgatiten për të luftuar, mendërisht… me shpresë që mos t’u duhet të luftojnë fizikisht. “Lufta? Refuzoj të them një fjalë, refuzoj të them se jemi në ditët e sotme. Nuk dua të bie në urrejtje. […] Kjo është e gjitha çfarë unë mund t’ju ofroj sot: të jem në anën tuaj dhe t’ju mbroj. Ne do të duhet të jemi të fortë, biri im. Ne duhet të jemi të fortë, bija ime. Të dashur, pas zemërimit dhe trishtimit, është koha që unë t’ju kërkoj falje. Ju kërkoj ndjesë. Por gjithashtu dua t’ju them se ju e dini se ju jeni këtu, me mua, jam e detyruar për t’ju rritur. Dhe për të besuar tek e nesërmja”.

Përshtatur nga HuffPost.it ­Panorama

Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Video/ Rrëfimi i një burri, viktimë e dhunës seksuale

Video/ Rrëfimi i një burri, viktimë e dhunës seksuale

Solidarizimi me Francën e Belgjikën/ Turqia proteston: Përçarës

Solidarizimi me Francën e Belgjikën/ Turqia proteston: Përçarës

Video/ Kur Aurela Gaçe & Gaz Paja ia marrin këngës labe

Video/ Kur Aurela Gaçe & Gaz Paja ia marrin këngës labe

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com