Nëse shmangni ushqimet e mëposhtme me siguri do të bëni një gjumë më të rehatshëm .
Çokollatën
E si mundet diçka kaq e mirë dhe e ëmbël si çokollata, të jetë e dëmshme përpara gjumit? Duhet t’ua rikujtojmë se çokollata përmban kafeinë. Po atë kafeinë të cilën e pini në mëngjes që të hapni sytë .Prandaj,kujdes. Nëse doni që të flini, mos hani çokollatë.
Ushqimet pikante
Sistemi i tretjes, natën punon më ngadalë. Gjumi është pjesa e ditës, e supozuar për të pushuar dhe rikuperuar mendjen e trupin. Prandaj, shfrytëzojeni në maksimum,e gjërat pikante hajini ditën.
Kafe
Kafja është stimulant shumë i fuqishëm i sistemit nervor. Ndihmon trupin që të prodhojë adrenalinë, hormone dhe të shfrytëzojë tërë energjinë që ka trupi. Këto janë arsyet që kafen duhet ta pini në mëngjes e jo natën.
Pijet alkoolike
Të pini një, dy apo tre gota verë në mbrëmje, mund t’ju bëj të ndiheni mirë, por kjo do të shkaktojë një gjumë jo të rehatshëm. Nëse pini alkool para se të flini, do të zgjoheni disa herë gjatë natës.
Fast -food
Një fetë pice apo një hamburger i madh me patate,do të ishin të parezistueshme për darkë. Por ushqimi i tillë, trazon gjumin. Kjo për shkak se ushqimi shumë-kalorik, zvogëlon prodhimin e oreksinës. E nëse hani picë apo hamburger për darkë, ditën tjetër do të ndiheni i lodhur.
Mishi i kuq
Sasia e madhe e proteinave që përmban mishi i kuq, do ta bëjë trupin tuaj që të punojë shumë në tretje. Puna intensive e sistemit tretës të trupit, nuk do t’ju lë të flini të qetë.