Punimet te Liqeni Artificial për ndërtimin e parkut për fëmijë mesa duket po vazhdojnë, jo vetëm ditën, por edhe natën, pasi sikur duket edhe nga pamjet e siguruara nga Opinion.al disa betoniere janë futur në ambientet e parkut pas orës 21:30 të mbrëmjes. Ndërtuesit kanë zgjedhur orët e vona për të qenë larg vëmendjes së atyre që kundërshtojnë parkun e fëmijëve, por mbi të gjitha edhe të betonit. Pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj premtoi se nuk do të pritet asnjë pemë dhe se nuk do të betonizohet asnjë metër, por pamjet po vërtetojnë të kundërtën, pasi betonierja është drejtuar drejt liqenit…..
https://www.youtube.com/watch?v=EUD6WbG-PAw&feature=youtu.be