Ben Blushi ka folur në Kongresin e SP, menjëherë pas fjalës së Edi Ramës në diskutimet që po kryhen. Blushi ka kërkuar edhe një herë zgjedhjet, duke argumentuar se referendumi është një hile për t’i ikur garës.
“Nuk është e vërtetë që partitë në mbarë Europën nuk u bëkan zgjehdje pasi fitojnë pushtetin. Prandaj këtë referendum e konsideroj antistatutor, të paarsyeshëm, një hile për t’i ikur garës brenda PS.
Tha parafolësi, këtu ka një stërshumicë. Këtë po them dhe unë. Si verifikohet kjo stërshumicë? Ka vetëm një mundësi, të bëjmë zgjedhje. Hajde i bëjmë të dyja. Zgjedhje për kryetarin, referendum për statutin.
U votua statusi në parim, është anomali e re, sepse nen për nen do e votojnë ata që e krijuan.
Për sa kohë që nuk ka zgjedhje kjo parti ngre shumë pikëpyetje për veten e vet”.