Sali Berisha ka dhënë një intervistë të gjatë sonte për RTK në Kosovë dhe konkretisht emisioni Debat. Duke folur për kundërshtarët politik, ai u pyet edhe për Fatos Nanon për të cilin u shpreh: Unë mendoj se me kundërshtarët politikë, përveç arrestimit të Fatos Nanos, arrestim i cili, dosja e të cilit nuk kishte absolutisht asnjë element të shtuar nga Sali Berisha. E kishte pregatitur vetë PS në pushtet dosjen e Nanos. Unë nuk them se ishte fajtor apo jo sepse ështe çështje gjykate, por arrestimi i tij në atë kohë në avancë ishte një hap shumë i gabuar që në mënyrë kategorike s’kishte të bënte me Sali Berishën. Por Sali Berisha përgjegjësisë nuk i ikën, nuk thotë se nuk isha president. Unë isha president dhe ajo ndodhi. Në raste të tjera kam bërë gjithçka për të gjetur gjuhën me kundërshtarët politikë në çdo moment”- thotë Berisha duke theksuar se është treguar tolerant me kundërshtarët politikë.
“Fakti që ata erdhën në pushtet me rebelim komunist, ata erdhën në pushtet duke gjuajtur me armë presidencën dhe unë ndodhesha brenda në detyrë, duke menduar se mund të pushtonin presidencën, dhe unë i largova me votë nga pushteti, kjo dëshmon besimin tim të madh tek ato parime që unë kisha shpallur”- thotë Berisha.