TIRANE- Opozita ka lënë sallën e parlamentit pasi foli Edi Paloka dhe Sali Berisha. Ky i fundit ishte më i ashpër me mazhorancën. Ai iu drejtua kryesueses së seancës, Valentina Leskaj me epitetin “madamë lokomotiva”, ndërsa Taulant Ballës me fjalët “trafikant droge”.
Nëse e doni opozitën në parlament, tha Berisha miratoni amendamentet për dekriminalizimin, dorëzoni kriminelët dhe ata që përfituan nga fondet publike.
Berisha në parlament
Madamë lokomotiva kjo është një sfidë që u bëni qyterarë shqiptarë, ligjit të vendit, transparencës dhe ekzsitencës së këtij shteti. S’ka cizëm më ekstrem se sa Ju që keni marrë për djalin tuaj hekurudhën dhe të kryesoni seancën.
Ne si opozitë braktisim parlamentin sepse ju sollët këtu njerëz që kanë duart të lyer me gjak. Ne nuk jemi këtu të pranojmë parlamentin me një numër kusuraësh që përdorin mandatin për të vjedhur pasuitë publike.
Nëse doni opozitë në parlament, merrni seriozisht këtë qendrim. Një kryekusar e votuam javën e kalaur për të dalë nga parlamenti (kokëdhima), por këtu është zinxhir kusarësh.
Ndërhyn Balla nga salla…
Berisha-Ballës: Mbylle gojën, mbylle ti trafikant droge
Ndërhyn Pirro Lutaj nga salla…
Mbylle gojën dhe ti ish-punonjës i sigurimit të ushtrisë që terrorizon Mallakastrën me kompanitë e vëllait tënd.
Dëgjoni kusarë, kurrë s’do dominomi. Opozita do të jetë jashtë nga parlamenti. Ky është qendrimi i opozitës.
Opozita ngrihet dhe largohet nga parlamenti
Fjalën e merr Taulant Balla
Ik Sali, ik merri me vete të gjithë se arsyeja është e njëjtë sa kohë në këtë vend nuk po bëhet reforma në drejtësi kryekusari ka të drjtë të hedhë baltë. Këto ditë në media edhe për shkak se pak ditë më parë u bënë 8 vjet nga dita e shpërthimit të Gerdecit drejtësisë i janë vënë në dijeni dokumentë të rëndësishme që e lidhin me këtë (Berishën).
/Opinion.al