TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta takimit për anëtarësimet e reja tek Pallati i Sportit në Tiranë. Sipas vendit behet kuvendi, thotë një shprehje popullore dhe taman kështu ka vepruar edhe Kryeministri. I gjendur mes qytetarëve që jetojnë në periferi të Tiranës, ai tha se unë jam përfaqësuesi juaj sepse vij nga fshati. “Të gjithë këta që folën janë kapitenë në PS, por ata vijnë nga qendra e Tiranës dhe mbase nuk ju kuptojnë aq mirë. Unë jam i vemti përfaqësues nga fshati në PS, sepse vij nga Surreli”, tha Rama. Kjo shprehje e tij krijoi ovacione e duartrokitje në sallë. Duke folur pas Blerina Gjylametit, Saimir Tahirit dhe Pandeli Majkos, Rama tha se u vonova për të ardhur në këtë takim për shkak se shkova deri tek Dogana për tu kthyer mbrapsht edhe për të ardhur tek Pallati i Sportit. /Opinion.al
http://www.dailymotion.com/video/x3y6bld_batutat-e-rames-me-pandin-dhe-sajmirin-flas-ne-emer-te-katunareve-te-surrelit-dhe-dajtit_news