Shqiptarët janë shpesh pjesë e lajmeve të kronikës së zezë në mediat italiane. Për këtë arsye, por jo vetëm, një grup grabitësish italianë përdornin theksin shqiptar për të trembur viktimat e tyre.
Gjatë punës për kapjen e dy grabitësve, hetuesit italianë pavarësisht dëshmive se bëhej fjalë për shqiptarë zbuluan se në fakt autorët ishin italianë.
Dy të arrestuarit akuzohen se kanë rrahur në mënyrë barbare një pensionist italian më 19 janar në Fenergro (Milano).
Sipas policisë italiane bëhet fjalë për një 46 dhe 28 vjeçar të cilët i grabitën pensionistit një makinë BMË X5 dhe 400 euro cash.