Nga Ivan Krastev –
Sofje, Bullgari – Revolucionet e Evropës Lindore kundër komunizmit, janë përshëndetur si më të mirat e llojit të tyre. Në pjesën dërrmuese paqësore, ato ndihmuan në prodhimin e dy çmimeve Nobel. I pari shkoi për Les Valesën, lideri heroik i 10 milionë anëtarëve të Solidarnostit në Poloni, në vitin 1983; shtatë vjet më vonë, udhëheqësi i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, u nderua se pati kurajon të pranojë falimentimin moral, politik dhe ekonomik të regjimit të vjetër.
Këto dy figura politike – zoti Valesa, i cili u bë i pari president i zgjedhur në mënvrë demokratike në Poloni, dhe zoti Gorbaçov, i cili shërbeu si udhëheqësi i fundit sovjetik – janë bërë simbolet më të fuqishme të 1989-ës. Tani statusi heroik i dy burrave, dhe trashëgimia e vërtetë e këtyre revolucioneve, është duke u vënë në dyshim.
Zoti Gorbaçov është akuzuar se e ka tradhtuar vendin e tij, dhe zoti Valesa se i tradhtuar shokët e tij anti-komunistë. Në Rusinë e Vladimir Putinit, pakënaqësia ndaj ngjarjeve të vitit 1989, është aq e madhe, sa që kur rregjizori dhe besniku i Kremlinit, Nikita Mikhalkov denoncoi kohët e fundit politikat Gorbaçov që çuan në rënien e Bashkimit Sovjetik si “një krim i vërtetë”, publiku mendoi se qe duke deklaruar atë që ishte qartazi e vërtetë.
Ajo që bëri lajm, ishte një shakaxhi që e prezantoi veten si Mikhalkov duke e marrë në telefon zotin Gorbaçov dhe i kërkuar falje. Gjithkush qeshi me këtë lojë ndaj fituesit të çmimit Nobel, i cili ishte mirënjohës të pranonte një ndjesë që realisht nuk kishte ndodhur. Rusët nuk janë vërtet nostalgjikë për komunizmin në vetvete, por ata përgjërohen për kohën kur Bashkimi Sovjetik qe një superfuqi. Në Rusi, 1989-a nuk simbolizon fitoren e shoqërisë ndaj komunizmit, por më tepër humbjen e Moskës dhe poshtërimin në duart e Perëndimit. Pothuajse në të njëjtën kohë me çështja e Mikhalkov, Instituti për Kujtesën Kombëtare në Poloni publikoi dokumente, disa prej të cilave të marrë nga e veja e ministrit të fundit të Brendshëm komunist, duke ringjallur pretendimet se zoti Valesa ka qenë një informator i policisë sekrete në vitet ‘70. (Ai u çlirua nga akuzat nga një gjykatë speciale, pas një valë të mëhershme sulmesh në vitin 2000) Siç mund të pritej, zoti Valesa e cilësoi dokumentin një “trillim”, dhe mijëra njerëz dolën në rrugët e Varshavës, Gdanskut dhe qyteteve të tjera polake në mbrojtje të ish-liderit të Solidarnostit. Por qeveria polake, në drejtimin e partisë populiste Ligj dhe Drejtësi të Jarosllav Kazinskit, refuzoi ta mbrojë atë, duke këmbëngulur se “legjenda e Valesës ndoshta s’mund të mbrohet më”.A mund të jetë ndokush i sigurtë se zoti Valesa nuk ka bashkëpunuar kurrë me policinë?
Sigurisht që jo. Ka të ngjarë që zoti Valesa, ashtu si shumë të tjerë, të kenë bërë ndonjë marrëveshje të vogël me autoritetet komuniste gjatë viteve ‘70 për të siguruar lirinë e tij, pasi u arrestua për veprimtari pro-demokracisë.
Por demonstruesit në rrugë, disa prej të cilëve aktivistë të vjetër të vetë Solidarnostit, e kuptojnë ndërkaq se policia sekrete nuk e ishte të vështirë të fabrikonte dosje të ndrvshme për të diskredituar kundërshtarët e saj. Dhe të njëjtët demonstrues, janë plotësisht të vetëdijshëm se mrekullia e Solidarnostit do të kishte qenë e pamundur pa udhëheqës si zoti Valesa. Megjithatë çështja kryesore, është se njerëzit në rrugët e qyteteve të mëdha polake, sot janë duke mbrojtur diçka më të madhe se zoti Valesa – trashëgiminë e vetë 1989-ës. Ata dyshojnë se qeveria është duke e përdorur sulmin ndaj zotit Valesa, si një instrument për të delegjitimuar demokracinë liberale. Dhe ata duket se kanë të drejtë. Antoni Macierevic, ministri aktual polak i Mbrojtjes, deklaroi troç se dosja e policisë së zotit Valesa vërteton se “Polonia post-komuniste qe një produkt i policisë sekrete, dhe jo e institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike”.
Është një gjë të kesh për të mbrojtur revolucionin e vitit 1989 në Rusinë e “mposhtur”. Por pse është papritmas kaq e vështirë për ta bërë këtë në Poloninë fitimtare, ku njerëzit janë më të lirë dhe të begatë se kurrë më parë, dhe ku Solidarnosti është një ikonë kombëtare?
Ironia e valës aktuale të revizionizmit, është se 1989-a po refuzohet për të njëjtat arsve që ajo ka qenë vlerësuar prej kohësh, përkatësisht për mungesën e radikalizmit. Fakti që ajo zgjodhi të integrojë elitat e vjetra, në vend të përndjekjes së tyre, rezultoi të jetë në të njëjtën kohë, një arritje të qëndrueshme e revolucionit, por edhe thembra e Akilit e fundit të saj.
Kryengritja e ethshme populiste që po përparon në Poloni, Hungari dhe pjesë të tjera të Evropës Lindore, është një rebelim kundër të moderuarve dhe moderimit. Ngjarjet e vitit 1989, denoncohen si një komplot i zgjuar për të transformuar pushtetin politik të elitave në një pushtet ekonomik (si kënga e Who, është “si të takohesh me shefin e ri, ashtu si bosi i vjetër”). Në këtë narrativë, 1989-a shënon çlirimin jo të njerëzve, por të elitave komuniste. Ato u çliruan nga frika (e spastrimeve partiake dhe krvengritjeve anti-komuniste), faji, ideologjia, zinxhirët e komunitetit dhe madje edhe besnikëria kombëtare – para se të kishin privilegjin për të udhëtuar; tanimë ato kanë të drejtë të jenë pjesë e Perëndimit.
Më parë drejtonte vendin, tanimë ata e zotërojnë atë. Fuqia në hije e elitave të vjetra, është bërë shpjegimi i fundit i çdo gjëje që shkoi keq pas vitit 1989 – rritja e pabarazisë, dhe shpresat e tradhëtuara. Politika e zemërimit e zotit Kazinski, ashtu si politika e pakënaqësisë e Putinit, rezonon me brezat e rinj, të cilët jetojnë në një botë ku historia nuk ka më rëndësi.
Ata kanë Google-in dhe smartfonët, por pak durim për kompleksitetin moral të periudhës komuniste, dhe kësisoj asnjë dëshirë për të kuptuar se çfarë bëri në fakt zoti Valesa në vitet ‘70, apo me çfarë zgjedhje u përball zoti Gorbaçov në vitet ‘80. Për brezin e ri, që s’mund të pretendojnë ndonjë përvojë personale me natyrën destruktive dhe vetë-shkatërruese të politikës revolucionare, moderimi nuk është as frvmëzues dhe as i justifikueshëm. Heronjtë e vitit 1989, ‘tregtuan’ paqe për drejtësi. Ky qe një kompromis fisnik. Por sot, kur paqja merret si e mirëqenë, defiçiti i drejtësisë është gjithçka që mbetet.
Shënim:Ivan Krastev është kryetar i Qendrës për Strategji Liberale në Sofje, Bullgari, dhe anëtar i përhershëm i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë.“New York Times”/bota.al