Një 55-vjeçare është aksidentuar për vdekje pasditen e së hënës në aksin Lushnje – Berat, ndërsa drejtuesi i mjetit është vendosur në pranga menjëherë nga policia.
Asime Mangu u përplas nga makina e drejtuar nga Valentino Ismaili teksa po kalonte aksin rrugor duke humbur jetën menjëherë nga goditjet e rënda që pësoi.
Sipas të dhënave të para nga policia, i riu i arrestuar po lëvizte me shpejtësi të madhe teksa 55-vjeçarja i ka prerë rrugën.
Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.