Kur vjen puna për objektivat sezonale, Robert Lewandowski duket shumë i disiplinuar. Me 23 golat e tij në Bundesliga, polaku çdo fundjavë sigurohet që të jetë në faqet e para të gazetave. Skandale nuk ka për sulmuesin e Bayern, të paktën mesa dinim ne. Por autobiografia e tij e fundit na tregon të kundërtën.
Ai ka një dashuri të madhe për makinat e shpejta, por ama nuk priste dot derisa të merrte patentën. “E kam marrë shpesh borxh makinën e prindërve. Megjithëse tani e kuptoj që kam bërë gabim,” thotë sulmuesi polak.
“Isha akoma adoleshent dhe nuk kisha patentë.” Ai, bashkë me shokët mblidhnin motora dhe makina për të bërë xhiro nëpër pyje. “Kjo është diçka që unë e bëj edhe sot me qef të madh, kur kam kohë të lirë, shkoj në pistë garash,” vijon Lewandowski me krenari: “Rekordin e kam 320km/orë. E kam të nevojshme adrenalinën.”
I riu Lewandowski paska qenë një kandidat për te filmi i famshëm me makina “Fast and Furious”, siç rrëfen vet lojtari, ai ka qenë i përfshirë edhe në situata të rrezikshme. Disa herë atë e ka ndjekur edhe policia. “Ngaqë ishim mërzitur, vendosëm të shkonim te patrulla e policisë me makinë duke ecur shpejtë, dhe pastaj mundoheshim të arratiseshim, teksa ata fillonin të na gjëmonin,” tregon ai për hobit e tij të çmendur. Kur ka qenë me shoqen e tij ai njëherë e ka goditur patrullën e policisë me banane dhe me kupa plastike me kos. Për shkak se njëherë luajti me fishekzjarre, i duhet të kalonte orë të tëra në rajonin e policisë. “Nuk isha gjithmonë një djalë i qetë dhe me norma. Kur je fëmijë ndonjëherë bën edhe budallallëqe.”
Djaloshi problematik është gjendur edhe në situata të rrezikshme. Gjatë një shëtitje me shoqen e tij, ata u ndeshën me dy gangster të rëndomë. “Njëri prej të cilëve kishte një thikë, dhe po afrohej drejt meje,” thotë Lewandowski teksa tregon edhe reagimin e shpejt që ka bërë: “I përdrodha shumë shpejt dorën, në mënyrë që të rrëzonte thikën në tokë. Sot qeshim për atë ndodhi, por atëherë ishte e rrezikshme.” Edhe në gjimnaz është gjendur shpesh në situata të rrezikshme, njëherë e ka goditur mësuesen e biologjisë me bankën e shkollës. “Mësuesja më kishte vënë notë të keqe pa arsye. Isha i nevrikosur. Mora bankën dhe ja kam hedhur asaj.” Bëmat e tij vazhdojnë edhe në seancat stërvitore teksa ishte i ri. Ai njëherë është kapur duke tymosur duhan, për këtë shkak duhej të kujdesej për bombolat e zjarrit për gjashtë muaj me radhë.