Bananet janë të shijshme dhe shumë të mira për shëndetin. Ato duhet t’i përfshini rregullisht në ushqimet tuaja ditore.
Pse duhet të hani në fakt banane? Këto janë përfitimet që merrni:
Së pari, bananet janë një burim fantastik i kaliumit. Çdo banane përmban 14% të shumës së rekomanduar ditore, ndërsa vetëm një miligram sodium, që i bënë ato të përsosura për të parandaluar ndonjë sëmundje kardiovaskulare.
Bananet, si çdo frut tjetër, përmbajnë fibra që janë thelbësore në rregullimin e dhimbjeve të stomakut dhe kapsllëkut. Nëse ndjeheni të fryrë në stomak, hani një banane.
Bananet përmbajnë gjithashtu edhe karbohidrate, prej të cilave ne fitojmë energji. Ato kanë edhe vitaminë C dhe vitaminë B6, që do t’ju bëjnë të ndjeheni të relaksuar dhe të qetë.
Në fund, bananet kanë edhe tiptofan, që është ndezës i serotoninit, i njohur si hormoni i lumturisë. Hani banane më shpesh dhe do të ndjeheni më mirë! /Express