Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush ndëshkohet në Shqipëri?

2016/03/12 at 12:23 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Zoti Kryeministër, kush nga ne vjedh?

Nga Blendi Fevziu –

Më shumë se sa debati politik; më shumë se sa deklaratat dhe kundërdeklaratat për PS, dje ka dominuar lajmet një foto e thjeshtë. Një grua e moshuar, me një tufë qepësh në këmbët e saj, që sheh gjithë trishtim punonjësit e bashkisë që i vendosin një gjobë! Foto është bërë hit dhe ka gjeneruar postime ironike dhe solidare. Kryetari i Bashkisë ka paguar gjobën në vend të saj, por as kjo nuk do të thotë asgjë. Për fatin e keq, përtej keqardhjes dhe trishtimit fotoja dhe gjesti hap një debat thelbësor në shoqërinë shqiptare.

Të dy palët janë në të drejtën e tyre. Punonjësit e Bashkisë po zbatojnë ligjin. Ligji është një dhe nuk ju lë atyre të drejtën e interpretimit. Pra nuk i lë të selektojnë kush mund të gjobitet dhe kush jo. Nëse do ta bënin një gjë të tillë, ligji nuk do të kishte më kuptim, do të ishte selektiv.

Por edhe gruaja e moshuar është në të drejtën e saj, madje dy herë. E para sepse ajo e ka bërë këtë gjë gjithnjë, prej vitesh. Kjo ka qenë puna e saj mbase prej kur ka lindur. E dyta, ajo ka nevojë të ushqehet dhe të jetojë. E drejta për t’u ushqyer dhe për të jetuar janë fondamentale, garantohen me ligj, por dalin edhe mbi çdo ligj. Nuk po vjedh, nuk po grabit, nuk me merr asgjë më dhunë. Po kërkon të ushqehet duke shitur prodhimet e saj në një cep rrugë, duke shpresuar që të ketë pak më shumë fat se dje. Mbase edhe duke shkelur ligjin. Një ligj që as e njeh as e ka dëgjuar. Sepse ajo njeh një ligj: puno, prodho, shiti prodhimet e tua dhe jeto.

Debati mbi gjobën e gruas së moshuar, një gjobë sipas ligjit dhe padyshim e pakontestueshme, nuk është një debat mbi zbatimin e ligjit, por mbi faktin se nga nis ai. Thënë ndryshe, zbatime të tilla drastike të ligjit nuk nisin me njerëz që mezi mbajnë frymën gjallë, por me uzurpatorët e mëdhenj: me ata që kanë zaptuar hapësira publike dhe i përdorin si biznes dhe fitim të madh; për ata që fitojnë benefite të pamerituata; ata që kanë shkallmuar hapësirat publike me gropa pallatesh; ata që nuk paguajnë kurrë gjoba, e para sepse nuk gjobiten dhe e dyta sepse edhe kur kjo ndodh i shmangin me vendime gjykate; ata që ligjin e shkelin në kurriz të të tjerëve dhe jo thjeshtë për t’u ushqyer si e moshuara dje.

E fundit, unë besoj se kontestimi i atij gjesti dhe asaj fotoje nuk vjen as thjeshtë nga keqardhja për të moshuarën dhe as si shenjë mërie ndaj punonjësve të bashkisë. Unë vijoj të besoj që të dyja palët janë në të drejtën e tyre. E moshuara e ka shkelur ligjin dhe punonjësit e Bashkisë duhet ta ndëshkojnë.  Kontestimi vjen sepse të gjithë e dinë që ligji në Shqipëri është selektiv; sepse ai nuk zbatohet njësoj për të gjithë; sepse ai nuk ndëshkon pothuajse kurrë keqbërësit e vërtetë dhe njerëzit e pushtetshëm apo të lidhur me pushtetin; sepse përpara ligjit në këtë vend nuk kanë qenë kurrë të gjithë të barabartë. Se në këtë vend të dobëtit dhe të pafuqishmir janë ndëshkuar, ndërsa të fuqishmit janë tallur me ta! Ndaj ajo foto u bë hit në rrjetet sociale, si për të ilustruar se shteti, ndëshkon një grusht qepësh të njoma me të cilat mban frymën ose familjen një grua në moshë, por Ligji nuk ka ndëshkuar ende asnjë prej atyre që i kanë vjedhur këtij shteti dhe të gjithëve ne, miliona dollarë! Dhe ky është mëkati më i madh në këtë vend! Një mëkat nga i cili duhet të kemi turp të gjithë!

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Para
Privatësia është armikja e vërtetë e sistemit

Privatësia është armikja e vërtetë e sistemit

Sondazhi i “Opinion”/ Ja institucioni përgjegjës për mosndëshkimin e kriminelëve

Në Përmet, zero çështje penale në një vit

VIDEO E RËNDË/ Pemët zënë poshtë gruan: Mu mor fryma, po më pushon zemra

VIDEO E RËNDË/ Pemët zënë poshtë gruan: Mu mor fryma, po më pushon zemra

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
14 Maj, 2025

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë...

Lexo më shumë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com