Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazhi prekës i suedezit që u vetëvra në Tiranë. Ja çfarë shkruan për gratë e jetës së tij

2016/03/11 at 7:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mesazhi prekës i suedezit që u vetëvra në Tiranë. Ja çfarë shkruan për gratë e jetës së tij

Jim Backlund, 40­vjeçari, menaxher i një kazinoje që vetëvra sot në Tiranë, shkroi një mesazh falënderimi në 8 Mars, Ditën e Gruas për nënën, gruan, vajzën, kunatën, vjehrrën, pra për gjithë gratë që e rrethuan sa ishte gjallë.


Mesazhi është postuar në facebook më 8 mars vetëm 3 ditë para vetëflijimit.

 Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave. Jam ulur në ballkon duke pirë kafenë e mëngjesit, ndërsa përpiqem t’ia gjej kuptimin.

Për mua, kjo ditë do të thotë mirënjohje, mendim dhe ndryshim. Do të doja t’i ktheja mendimet e mia në fjalë. Së pari, për nënën time. I jam mirënjohës që më solli në këtë botë dhe më dha formë për të qenë ky që jam sot, me anët e mia të mira apo të këqija.

E di, nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Për këtë, ty të jam mirënjohës deri në përjetësi. Mendoj për dy gratë që ndihmojnë në shtëpinë time, këto dy gra që janë bërë pjesë e jetës sime prej disa vitesh. Mendoj për luftën e tyre të përditshme e megjithatë, kanë kaq shumë pozitivitet brenda tyre. Ndershmëri dhe zemra të çiltra. Ju jam mirënjohës që më treguat se ka gjithmonë një anë të mirë.

Mendoj për gruan e tim vëllai. Nuk para flasim dhe nuk takohemi shpesh, por të jam mirënjohës që kujdesesh për tim vëlla, time mbesë dhe tim nip. Mendoj për kunatën time më të madhe, sesi ti ia ke dalë të bëhesh ajo që shumëkush ëndërron të jetë. Dhe mendoj të gjitha vështirësitë që

të duhet të përballosh. Të jam mirënjohës, sepse më lejove të isha yt vëlla. Mendoj për kunatën më të vogël. Ti ke vetëm një prioritet në jetë dhe asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme për ty. Diçka e bukur, sa e rëndë për ty. Një peshë që ti e mbart plot hijeshi. Edhe ty, të jam mirënjohës që më lejove të bëhesha yt vëlla.

Mendoj për mbesën e sime shoqeje. Me kaq shumë talente, kaq shumë zgjedhje, mundësi për atë se çfarë do të bëhet në jetë. Mendoj për problemet e tua si adoleshente, dhe se sa e vështirë të duket t’i përballosh. Të jam mirënjohës për energjinë tënde rinore, me të cilën na jep jetë të gjithëve.

Mendoj për gratë kudo nëpër botë, gra që vuajnë nga marrëdhënie të sëmura apo probleme familjare. Gra që vuajnë nga gjëra të cilat, një

njeri i zakonshëm as që mundet t’i përfytyrojë. Mendoj për këto gra, jetët e tyre, çdo ditë, jo vetëm në Ditën e Grave; Mendoj për Gjeneralin tonë.

E dashura, e ëmbla vjehrra ime. As që mund ta imagjinoj gjithçka ti mbart brenda teje. Me gjithë problemet dhe dhimbjet, ti përsëri do t’i falësh gjithçka, gjithmonë, njerëzve që do. Je një shenjt e vërtetë, sepse nuk e vë asnjëherë veten përpara askujt. Të jam mirënjohës që më bëre pjesë të familjes tënde të bukur, plot dashuri, përkujdesje dhe më deshe si një djalë.

Së fundmi, por më e rëndësishmja për mua. Mendoj për gruan time të shtrenjtë. Një grua aq e bukur, sa s’do të mundem kurrë ta perceptoj.

Një talent dhe një forcë jashtë kësaj bote. Mendoj për ty, dhe adhuroj tokën ku ti shkel. Për kaq shumë vite, të kam quajtur të mirëqenë e përsëri, ti m’i hape dyert ku unë dikur shihja vetëm mure. Je një njeri aq i madh, një njeri që për mua ka kaq shumë vlerë. Të jam mirënjohës, nga fundi më i thellë i zemrës sime, sepse më rrëfeve bukurinë e vërtetë të kësaj bote, atë çfarë vërtet është e rëndësishme. 

Do të jem përherë thellë brenda teje.

suedezi

 



Ju sugjerojmë

Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Rusia: Takimi Trump-Putin i panevojshëm për momentin

2 Nëntor, 2025 2:33 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të ndërhyjmë, ndaloni mzorinë ndaj të krishterëve

2 Nëntor, 2025 2:02 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
Aktualitet

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

2 Nëntor, 2025 1:12 pm
“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!
Aktualitet

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!

2 Nëntor, 2025 12:28 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Personalitetet e politikës dhe fesë që po nderojnë Fatos Nanon

2 Nëntor, 2025 12:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon tubacionin pranë Moskës: I dhamë goditje të rëndë Rusisë

2 Nëntor, 2025 10:41 am
Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President
Aktualitet

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President

2 Nëntor, 2025 10:15 am
Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes
Aktualitet

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes

2 Nëntor, 2025 9:02 am
Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar
Kronikë

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

2 Nëntor, 2025 8:50 am
Para
Fotot provokuese/Eli Fara sfidohet nga vajza e saj

Fotot provokuese/Eli Fara sfidohet nga vajza e saj

TVSH-ja me koncension/ Po me serverin 9.2 euro të Tatimeve çfarë do të bëhet?

Cani ikën nga Financat lëshon bombën: Në serverin e Tatimeve është ndërhyrë

Champions/Barcelona humbet një sulmues për sfidën me Arsenalin

Champions/Barcelona humbet një sulmues për sfidën me Arsenalin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rusia: Takimi Trump-Putin i panevojshëm për momentin

Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
2 Nëntor, 2025

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se një takim urgjent midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Trump është...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të ndërhyjmë, ndaloni mzorinë ndaj të krishterëve

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
2 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka hapur një përplasje të re me Nigerinë, duke deklaruar se vendi afrikan është “nën vëzhgim” për shkak...

Lexo më shumë

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
2 Nëntor, 2025

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit. Qindra...

Lexo më shumë

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
2 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka nderuar paraardhësin e tij Fatos Nano, në homazhet që po mbahen në Pallatin e Kongreseve për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com