TIRANE- Në një komunikim për Opinion.al, Ministria e Arsimit tha se rasti i dhunës në Ostren të Bulqizës është i paprecedent dhe pa asnjë shkak. “Nuk ka asnjë shkak dhe asnjë rrethanë të ngjarjes, nxënësit nuk kanë bërë asgjë, por mësuesi i tyre ka shkuar i dehur në klasë”, tha zëdhënësja për mediat e MAS.
“Eshtë marrë direkt masa e largimit të mësuesit Agim Muça, 63 vjeç nga shkolla”, vijoi ajo.
Sakaq MAS, thekson se ai jepte mësim në një klasë të bashkuar përkatësht e 3-ta dhe e 5-ta. Nga incidenti i rëndë ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është duke u trajtuar në spital me hematoma në kokë, ndërsa nxënësit e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ministria e Arsimit thotë se dënon ashpër dhunën në shkolla dhe u bën thirrje edhe njëherë mësuesve në vend të respektojnë rregullat dhe etikën në punë. Arrestohet mësuesi monstër