TIRANE- Ndodh në Tiranë për 8 Mars. Në një rulo një burrë rreh gruan, ndërsa pjesa më e madhe e qytetarëve largohen në mënyrë indiferente. Eksperimenti social u bë UNDP Albania dhe synoi sensibilizimin e shoqërisë.
Në këtë video, protagonistë të eksperimentit social janë dy aktorë, një burrë dhe një grua, ku brenda një ruloti të vendosur në ambiente të ndryshme publike në kryeqytet, ata simulojnë dhunë, rrahje, britma e ulërima.
Disa prej tyre kanë telefonuar 129-ën, ndërsa të tjerë, kryesisht vajza, janë munduar të ndërhyjnë me shpresën se do të ndalin dhunën.
Në fund, një banderolë e bardhë hapet ky shkruhet “Dhuna është edhe puna jote….”Jo vetëm në 8 mars”.