TIRANE- Nuk kanë munguar batutat mes Ramës dhe Dades në një takim për 8 Marsin dhe anëtarësimet e reja, ku sot morën tesera anëtarësie vetëm gra e vajza të Tiranës.
“Dëgjova se kishe përgatitur tre buqeta me lule sot, do të ishte mirë të kishe bërë nga një karafil për të gjitha ne këtu”, tha Dade në foltoren ku ishte thirrur nga Rama për të folur për 8 Marsin.
Por Rama i përgjigjet: Karafil deri në Kongres më ke mua!!
Ja batutat mes tyre
Dade-Ramës: Shpërndaj karafila për të gjithë
Rama-Dades: Karafili deri në Kongres më ke mua…
Rama i prezanton Arta Daden vajzave të reja që marrim kartat e anëtarësisë në PS: Artën e kemi kryetare të Komisionit të Jashtëm, por do e kemi ministre të Punëve të Brendshme në të ardhmen.
Dade: Pse jo… pavarësisht se s’kam vërejtje për ministrin aktual.
/Opinion.al