Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni/ Bashkiaku shqiptar i Çairit: Kur në Shkup vendoset i tërë kopshti zoologjik, pse duhet të mungojë Shqiponja

2016/03/06 at 11:01 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Maqedoni/ Bashkiaku shqiptar i Çairit: Kur në Shkup vendoset i tërë kopshti zoologjik, pse duhet të mungojë Shqiponja

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti në një intervistë për REL ndërmjet tjerash theksoi “Kur mundet që në Shkup të ketë luana dhe dema, ndoshta i tërë kopshti zoologjik, pse të mos gjendet edhe shqiponja që është nga ky rreth”.


Zotëri Mexhiti, shqiponja dy krerësh e vendosur në Çair dhe themelet e Kryqit të ri në Butel e hapën pyetjen- A janë këto përgatitje për zgjedhje të parakohshme parlamentare ose po përballeni me mos pajtime në koalicion?

“E para, nuk mundet që shqiponja dy krerësh të jetë si pretekst për atë që është ndërmarr në Butel, të një vendimi të marr brenda natës, pasi që ky simbol nuk është vendosur për inati të tjerëve, por për vlerësimin e simbolit të shqiptarëve dhe bazohet në vendimin e programit në vitin 2012, ndërsa si vendim i veçantë në vitin 2015, duke respektuar principin e Badinterit.

E dyta, kur mundet që në Shkup të ketë luana dhe dema, ndoshta i tërë kopshti zoologjik, pse të mos jetë edhe shqiponja dy krerësh e cila është nga ky rreth.

Nuk mund që të bëni një paralele të tillë dhe nëse shikohet në mënyrë sasiore, pasi që janë vendosur me qindra përmendore nga ana tjetër, ku realisht një maqedonas edhe nuk i njeh shumicën prej tyre se kush janë dhe çka janë.

Ndërsa në Çair gjatë këtyre dhjetë viteve i vendosëm Skënderbeun, Hasan Prishtinën dhe shqiponjën dy krerësh.

As në aspektin cilësor e as në aspektin sasior nuk mund që të bëhet një paralele e tillë ose të jetë pretekst për vendosej ne kryqit.

Dhe në raport me kryqin, edhe po të ishte përgjigje ndaj shqiponjës dy krerësh, e logjikshme do të ishte që atje të vendosej ndonjë luan ose ndonjë simbol etnik i maqedonasve.

Qëndrimi i jonë është se nuk guxojnë që të keqpërdoren simbolet fetare për politikë ditore. Por, nuk ka asnjë forcë e cila do të na detyronte neve që t`ia kthejmë me minare ose diçka tjetër. Pasi që shqiptarët i përkasin tre bashkësive fetare.

Ne vlerësojmë se minarja duhet që të jetë në xhami, ndërsa kryqi në kishë ose manastir. Nuk është vendi i kryqit ose minareve në mes të udhëkryqeve ose në rrugë”, deklaroi Mexhiti, transmeton zhurnal.mk

A prisni që kjo ngjarje mund të eskaloje dhe të sjell kriza edhe më të thella brenda koalicionit nëse vlerësohet se shqiponja dy krerësh nuk është vendosur në pajtueshmëri me Ligjin dhe në Saraj paralajmërohet vendosja e një përmendore të njëjtë, ndërsa është paralajmëruar edhe një referendum për kryqin?

“Nëse e kuptojnë këtë, sinqerisht duhet që të reflektoje pala tjetër, të analizoje dhe të debatoje në rrethet e saja, pasi që argumentet janë në anën tonë dhe ne po i shfrytëzojmë të gjitha principet demokratike për ta kontestuar një vendim jo legal”, deklaroi Mexhiti, transmeton zhurnal.mk

A nuk mendoni se me këto veprime jo vetëm që do të krijoni probleme në koalicion, por edhe do të nxisni tensione ndëretnike, pasi që dihet se qytetarët janë të dobët kur bëhet fjalë për simbole fetare dhe nacionale?

“Ne nuk jemi duke bërë asgjë tjetër përveç që po i shfrytëzojmë metodat demokratike që janë marr nga vendet evropiane. Ne vetëm po e ngremë zërin tonë, po protestojmë kundër vendimit jo legjitim i cili në të ardhmen do të nxitë kriza dhe provokime”, deklaroi Mexhiti, transmeton zhurnal.mk

Por, në opinion po mbisundon mendimi se kjo është një lojë politike e cila jo rastësisht po realizohet para zgjedhjeve, duke e pasur parasysh se në një atmosferë relaksuese paraprakisht u realizuan projektet: Shkupi 2014, u ndërtua qendra e re Skënderbeu, ndërsa në Bit Pazar para Stacionit Policor ka një shqiponjë dy krerësh e cila pa zë u pat vendosur. Pse tani nuk u morët vesh për dy përmendoret?

“Mirë bëtë që përmendet një shembull. Para dy viteve u vendos shqiponja para stacionit policor në Bit Pazar dhe nuk kishte kundër reagim nga ana tjetër si tani. Duhet që te to ta kërkoni përgjigjen se pse tani po reagojnë në atë mënyrë”, deklaroi Mexhiti, transmeton zhurnal.mk

 



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Talloni i famshem/Ja si ushqeheshin shqiptaret ne komunizem…

Talloni i famshem/Ja si ushqeheshin shqiptaret ne komunizem...

Intervista/ Naile Hoxha: Unë e preferuara e Enver Hoxhës, si më solli në Tiranë

Intervista/ Naile Hoxha: Unë e preferuara e Enver Hoxhës, si më solli në Tiranë

Atentati ndaj shoferit të Ministrisë së Brendshme/ Dëshmitarët: Ja se si ishte maskuar autori që qëlloi

Atentati ndaj shoferit të Ministrisë së Brendshme/ Dëshmitarët: Ja se si ishte maskuar autori që qëlloi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com