Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha nuk është budalla

2016/03/06 at 10:33 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nuk është budalla

Eduard Zaloshnja

Në çerek shekullin e fundit, Sali Berishën e kanë anatemuar qindra mijra shqiptarë e mijra të huaj. Sidoqoftë, asnjëri deri më sot nuk e ka quajtur budalla. Dhe ai vazhdon të mos jetë budalla, pavarsisht se mund të jetë çdo gjë tjetër…

Në daljen e fundit tek “Zona e Lirë” e Çanit (shih foton), Berisha e tregoi edhe një herë se nuk është budalla, duke thënë se një koalicion i PD-së (nënkupto i tij) me LSI-në është i mundshëm pas zgjedhjeve të ardhshme, por jo para tyre. Dhe kjo gjë, sipas tij, do të përcaktohet pasi të shpallen rezultatet e zgjedhjeve.

E përkthyer në një shqipe të thjeshtë, Berisha u ka thënë votueve të tij se PD-ja dhe aleatët e saj aktualë nuk janë në gjendje të fitojnë shumicën në zgjedhjet e ardhshme – prandaj do t’u duhet të bëjnë një koalicion të detyrueshëm me LSI-në pas zgjedhjeve, në qoftë se ajo futet në to veçmas PS-së.

Ndërkohë që votuesit e djathtë ëndërrojnë për një fitore të pastër ndaj partive të majta – PS, LSI, etj. – Berisha, si ujk i vjetër politik që është, e di se pas vitit 1998, kjo gjë s’ka qenë asnjëherë e mundur. Ilir Meta dhe përkrahësit e tij (të inkorporuar më vonë tek entiteti LSI), nga mënyra sesi i kanë lëvizur velat, kanë përcaktuar qysh atëhere e deri më sot se kush është bërë kryeministër i Shqipërisë dhe kryebashkiak i Tiranës – Majko, Meta, Rama, Nano, Berisha, Basha, Veliaj.

Prandaj dhe Berisha mundohet t’i dërgojë Metës nga “Zona e Lirë” mesazhe mikëlonjëse, për një koalicion të mundshëm paszgjedhor, me shpresën se Meta nuk do të bëjë një koalicion parazgjedhor me Ramën.  Sepse vërtet që koalicioni aktual Rama-Meta mund të mos marrë më dot 1 milion vota në zgjedhjet e ardhshme, por edhe koalicioni  i rrudhur (pas ikjes së PDIU etj.) i Berishës mund të mos marrë më dot 680 mijë vota (sa ç’mori në 2013-ën).

Në fakt, një sondazh që zhvillova në Tiranë kohët e fundit tregonte se të dyja koalicionet aktuale kishin firo në vota (krahasuar me 2013-ën), por firoja ishte proporcionale në të dyja krahët. Dhe pavarsisht se Berisha ka deklaruar publikisht se nuk u beson sondazheve, deklarata e tij tek “Zona e Lirë” nënkupton se ai do të ketë parë ndonjë sondazh konfidencial, që i ka treguar sa më sipër…/ Marrë nga Respublica.al

Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Reportazh i kohës së Luftës. Shtëpitë e heshtura të të vdekurve në Kosovë

Reportazh i kohës së Luftës. Shtëpitë e heshtura të të vdekurve në Kosovë

Maqedoni/ Bashkiaku shqiptar i Çairit: Kur në Shkup vendoset i tërë kopshti zoologjik, pse duhet të mungojë Shqiponja

Maqedoni/ Bashkiaku shqiptar i Çairit: Kur në Shkup vendoset i tërë kopshti zoologjik, pse duhet të mungojë Shqiponja

Talloni i famshem/Ja si ushqeheshin shqiptaret ne komunizem…

Talloni i famshem/Ja si ushqeheshin shqiptaret ne komunizem...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com