Mbyllja e gazetës opozitare “Zaman” në Turqi ka shkaktuar revoltën e mijëra qytetarëve.
Protestuesit janë mbledhur jashtë zyrave të kësaj gazete por policia ka përdorur makinat me ujë dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Për ngjarjen ka reaguar edhe këshilli i BE-së i cili ka paralajmëruar qeverinë e Turqisë të mos censurojë fjalën e medias së lirë.