Gjykata Penale e Paqes në Turqi, me kërkesë të Prokurorit Publik ka dhënë vendimin për shkarkimin e stafit të kompanisë “Feza Media Group” ku bën pjesë gazeta më e madhe opozitare në vend, “Zaman”.
Kjo shenjohet si sulmi i rradhës ndaj fjalës së lirë nga pushteti i Erdogan, pas burgosjes së disa gazetarëve një muaj më parë.
Gazeta akuzohet për lidhje me klerikun mysliman Fethullah Gylen, të cilin Erdogan e konsideron si armikun e tij më të madh.
Bastisja e selisë së gazetës nisi që dje në mbrëmje.
Para saj u tubuan shumë qytetarë që kundërshtonin këtë vendim, por policia e shpërndau turmën me gaz lotsjellës.