Policia në Indi ka arrestuar tre baballarë pasi kanë martuar vajzat e tyre minorene, gjatë një ceremonie të fshehtë muajin e kaluar.
“Daily Mail” shkruan se njëra prej të cilave ishte vetëm dy vjeç, ndërsa të tjerat ishin nga mosha 5 deri në 12 vjeç. Ceremonia e dasmës u mbajt në fshatin Gajuna e rrethit Bhilwara në Rajasthan më 23 shkurt.
Ka qenë një gazetar që ka zbuluar ceremoninë e dasmës, ku shkoi i maskuar dhe i veshur si një fshatar. Ai filmoi ceremoninë në telefonin e tij celular dhe më pas njoftoi policinë, e cila arrestoi në një 37-vjeçar dhe dy burra të moshës 40-vjeçare.//botasot.info