Qytetarët e Laçit denoncojnë në postën e Opinion.al gjendjen skandaloze të hekurudhës shqiptare.
Në stacionin e trenit në Laç, sot treni nuk mbërriti në orarin e duhur pasi kishte dalë nga shinat pak metra larg mbërritjes në stacion.
Sipas banorëve të Laçit, dalja e trenave nga shinat përbën rrezik për personat që banojnë në të dy anët e binarëve.
Nërkohë ata presin për investime në sistemin hekurudhor që do t’u shmangin rreziqet, por edhe mundësojnë shërbim cilësor.
https://www.youtube.com/watch?v=c-7slBJZ_GI