Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë një nga çiftet më jetëgjata të showbiz-it shqiptarë. Ata janë prindër të një djali me emrin Plator, por ende sillen si dashnorë pasionantë me njëri-tjetrin.
Në një intervistë pa tabu dhënë për emisionin “Prive”, Mihrija më në fund ka treguar moshën e saj, pra është 47 vjeçe. Në rrëfimin 60-sekondësh, që nuk i ka lënë shumë kohë për t’u menduar, Mihrija ka rrëfyer çdo detaj për jetën intime me Naimin, format fizike, dhe pse nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje plastike, edhe pse ajo është gruaja e një kirurgu që është marrë me muzikë.
Pyetjes nëse duket seksi vetëm në foto apo dhe në realitet, Mihrija i është përgjigjur se natyrisht që është dhe në realitet. Gjithashtu ka pohuar se janë ende pasionantë me Naimin, përderisa e presin njëri-tjetrin me padurim në shtrat, dhe se nuk bëhet kurrë xheloze për burrin e saj.
Ajo ndër të tjera ka pohuar se edhe sikur të kishte mundësi të kthente kokën pas në kohë, do të rimatrohej me Naimin, të cilin nuk e ka tradhëtuar kurrë. Më kryesorja për të është se kjo marrëdhënie e qëndrueshme e ka mbajtur të re, pasi sipas saj, seksi me një burrë të vetëm gjithë jetën e pengon të plaket, dhe për më tepër e ndihmon të ketë format trupore që ka.