Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e kam njohur Aldën, Marjanin dhe e vërteta për atë që ndodhi

2016/03/01 at 2:04 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si e kam njohur Aldën, Marjanin dhe e vërteta për atë që ndodhi

Nga Alida Beqiraj

Alda Canaj ishte 16 vjec, në vit të dytë të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja Asim Vokshi, kur u qëllua per vdekje së bashku me nënën e saj Mbarime Canaj, nga Marjan Rroku. Në memorjen time e kam fiksuar Aldën si një vajzë të hajthme, simpatike, me sy të mëdhenj ngjyrë kafe, me flokët e verdhë thuajse gjithmonë të kapura bisht dhe një palë paliçeta xhins blu. Ajo ishte motra e vogël e shoqes sime së klasës, Ornelës. Ne ishim në vit të tretë në fakultet dhe Alda, kur mbaronte mësimin rrinte shpesh me ne, shoqet e së motres, në kafet përballë Filologjikut.

E kam parë Aldën me sy të nxirë, të terrorizuar, në ankth e frikë për familjarët e saj, tek shikonte e tmerruar nga rruga se mos njihte mes njerëzve imazhin e atij që ia kish kthyer jetën në ferr: imazhin e Marjan Rrokut. Nga ana tjetër, Ornela, ndihej e pafuqishme ta shpëtonte të motrën nga kthetrat e një njeriu si ai, të fiksuar, me probleme, që i kishte kërcënuar me jetë të gjithë familjarisht nëse tentonin ta ndanin nga Alda. Ndërruan dy herë shtëpi brenda më pak se dy muajsh, por Ornela thoshte se për shkak të lidhjeve që Marjani kishte si ish punonjës i SHIK, e kishte tepër të thjeshtë t’i rigjente. E ëma nisi ta çonte e ta merrte nga shkolla, por edhe kjo lëvizje e tyre nuk u solli shpëtim, derisa ndodhi gjëma që pritej. Pritej, sepse as policia nuk kishte nxjerrë asnjë urdhër mbrojtje, pas shenjave të dhunës në trupin e Aldës apo 5 a 6 denoncimeve në dy komisariate të kryeqytetit. Është e tepërt të tregosh tronditjen në Qytetin Studenti ditën që u mor vesh vrasja apo dhimbjen në familjes Canaj, apo atë që mbeti nga kjo familje.

Në Facebook sot një pjesë e madhe e ish- shokëve të mi të klasës kanë postuar statuse në mbështetje të Ornelës, jo vetëm si detyrim moral ndaj shoqes sonë, por edhe si detyrim ndaj së vërtetës. E gjitha kjo stuhi reagimesh, natyrisht, erdhi pas intervistës së Rrokut tek e “E diela shqiptare”.

Nuk duhet kryqëzuar intervistuesi për shkak se arriti të realizonte këtë intervistë, aq më pak se Mariani pranoi vrasjen e kryer 15 vjet më parë, por tingëllon e tepërt të komentosh si “pendesë” ato që u thanë, apo si të “penduar” Marianin. Fakti që Mariani duket në pamje të parë një djalë normal që mbush sytë me lotë teksa tregon, që ka qenë student ekselence apo që ka një familje e një djalë përtej Oqeanit, nuk mund t’ia heqë statusin e një vrasësi. Derisa ai vazhdon mohon lidhjen me Aldën, kjo të heq po ashtu çdo dëshirë për të gjetur ndonjë grimcë pendese në fjalët e tij.

Ornela dukej shumë e shqetësuar sot, kishte publikuar në Facebook sërish prova, fakte. akuza Jo thjesht se iu kthye në kujtesë ngjarja dhe kllapia e atyre muajve pas vrasjes, kur ende nuk besonte se motra dhe e ëma nuk jetonin më. Gjithë lufta që ajo kishte bërë ndër vite për të drejtën, nuk mund të zbeheshin me atë “pendesën” që pa të dielën në televizor. Pjesë e kësaj lufte jemi dhe ne si pjesë e së vërtetës, për Ornelën, Aldën dhe të drejtën.

Ju sugjerojmë

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Para
Fotogaleri/ Ja festa e pazakontë e komunitetit LGBT në Tiranë

Fotogaleri/ Ja festa e pazakontë e komunitetit LGBT në Tiranë

Foto/ Ja si tallet Kastro Zizo me Jolezën

Foto/ Ja si tallet Kastro Zizo me Jolezën

A e dini pse muaji Shkurt ka 29 ditë çdo katër vite?

A e dini pse muaji Shkurt ka 29 ditë çdo katër vite?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
14 Maj, 2025

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë...

Lexo më shumë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com