Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pikepyetjet e Kendit te lojrave tek liqeni…

2016/02/29 at 8:23 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pikepyetjet e Kendit te lojrave tek liqeni…

Leja me kusht e dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) për këndin e lojrave në Parkun e Liqenit nuk është firmosur nga ministrat e LSI-së, anëtarë të KKT-së.


Në fakt, leja duket se është sajuar me ngut, pas fillimit të reagimeve qytetare për paligjshmërinë e ndërtimit. Ajo mban datën 12 shkurt, dy ditë më vonë se fillimi real i punimeve më 10 shkurt. Data 10 shkurt si datë e fillimit te punimeve është fiksuar edhe në tabelën informuese të ndërtimit të vendosur në hyrje të kantierit në park.

Vendimi për lejen me kusht nuk është dhënë në një mbledhje të KKT-së, por është firmosur si “vendim qarkullues”: Kryetar i KKT-së, Zoti Rama, ka përgatitur vendimin dhe ua ka çuar atë për firmë, një e nga një, anëtarëve të KKT-së.

Ministrat e LSI-së Ylli Manjani, Lefter Koka, Edmond Haxhinasto, si dhe zëvendës ministri i zhvillimit urban Gjon Radovani, nuk kanë firmosur. Mungesa më e rëndësishme, është ajo e Ministrit të Mjedisit Koka, që duhet të japë edhe lejen mjedisore, pa të cilën nuk mund të lëshohet leja e ndërtimit.

Tashmë, është e qartë se projekti i këndit të lojrave në park është i paligjshëm. Por, ajo që po zbulohet dita-ditës është se Kryebashkiaku Veliaj nuk ka zbatuar as edhe një kërkesë të vetme ligjore në hartimin dhe zbatimin e projektit. Praktikisht, të gjitha veprimet e urdhërat e Zotit Veliaj kanë qenë arbitrare dhe në shkelje të ligjit dhe proçedurës administrative.

Përveç mungesës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM), lejes mjedisore, lejes arkeologjike, si dhe mos informimit dhe mospjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, një tjetër shkelje është bërë e qartë këto ditë: Bashkia Tiranë i ka filluar punimet pa supervizor, i cili, sipas ligjit, duhet të monitorojë ndërtimet dhe të sigurojë që ato janë konform ligjit dhe standarteve teknike.

Vetëm në datën 17 shkurt 2016, Bashkia ka bërë thirrje publike për oferta për supervizor të punimeve. Deri më datën 26 shkurt ka qenë afati i pritjes së ofertave dhe këto ditë pritet të bëhet shpallja e fituesit. Por Bashkia duhet të presë 4 javë të tjera, për ankimime të mundshme, para se të nënshkruajë kontratën e supervizimit. Kjo do të thotë që punimet nuk mund të fillojnë pa kaluar të paktën 4 javë nga tani.

Ndërkohë, Bashkia ka filluar, me ngut e proçedura të dyshimta, të plotësojë mangësitë ligjore, për të cilat është bërë përgjegjëse nga qytetarët, përfshi hartimin urgjent të një vlerësimi të ndikimit në mjedis dhe marrjen e lejes mjedisore.

Ajo që Bashkia do ta ketë, sidoqoftë, të vështirë të manipulojë është zbatimi i detyrimit ligjor për informimin dhe përfshirjen e publikut, e cila sipas kërkesave ligjore kërkon të paktën rreth pesë javë që të përmbushet.

Këtë kërkesë ligjore, Kryebashkiaku Veliaj po përpiqet ta “kompensojë” me proçedura populiste. ekstraligjore dhe ekstraadministrative. Para dy ditësh, ai propozoi që të ngrihet një komision me përfaqësues NGO-sh për të supervizuar punimet e këndit. Madje, ai ka kryer nje tentativë korruptimi duke deklaruar se është i gatshëm të paguajë me paratë e Bashkisë supervizimin ekstraligjor nga NGO-të.

Nga ana tjetër, Kryebashkiaku Veliaj vazhdon të deklarojë me arrogancë se këndi i lojrave do të të inagurohet më datën 1 qershor 2016, pra punimet do të kryehen brenda vetëm tre muajve. Ndërkohë, edhe në variantin kur të gjitha aspektet ligjore të ishin të plotësuara, punimet ishin parashikuar të zgjasnin të paktën 6 muaj.

marre nga exit.al



Ju sugjerojmë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 15 Maj 2025

15 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 15 maj 2025

15 Maj, 2025 8:13 am
Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Para
Kreu seks me 14 vjeçarin, mamaja 27 vjeçare rrezikon burgun

Kreu seks me 14 vjeçarin, mamaja 27 vjeçare rrezikon burgun

Andi Bushati i përgjigjet Aleksandër Frangajt!

Pse kaq mllef ndaj Ardit Gjebresë

Ja kur dhe pse ushtrimet me pesha të rënda, mund të jenë të dëmshme

Ja kur dhe pse ushtrimet me pesha të rënda, mund të jenë të dëmshme

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Parashikimi i motit sot, 15 Maj 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
15 Maj, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 15 maj 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
15 Maj, 2025

Dashi Mund të futeni në një diskutim romantik me një person që e doni shumë. Megjithatë përpara se të bëni...

Lexo më shumë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com