Sekretari për Çështjet e Koordinimit në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, tha sot për mediat se komisioni për Reformën Statutore ka përmbyllur punën disamujore për hartimin e statutit të ri të PS-së. Xhafaj tha se Partia Socialiste do të hartojë një statut të ri, ku do të reflektohet përvojat e krijuara në vite.
Gjithashtu, modeli i ri do të bazohet në modelin e Partisë Laburiste. “Statuti i parë është miratuar në 12 qershor 1991 dhe në 2011 ka ndryshuar për herë të fundit. Kishte disa rrethana që e bënin të domosdoshëm statutin e ri. Reforma administrativo-territoriale, e ideuar dhe realizuar nga mazhoranca, diktonte përshtatjen e partisë me organizimin e ri, për të pasur një parti më dinamike.
Statuti i ri është reflektim në përvojat e krijuara në vite dhe nga gabimet e bëra. Funksionimi i partisë kishte nxjerrë në pah nevojën e rregullimeve më të qarta në disa aspekte. Statuti i ri, sipas modelit të Partisë Laburiste, do të sjellë përmirësime në organizimin dhe financimin e Partisë Socialiste”, tha Xhafaj.