Këshilltarët demokrate kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak të Tiranës për të diskutuar mbi rritjen e taksave për hapësirat publike, për biznesin.
“E kemi ngritur edhe para se biznesi të njihej realisht me faturat gjunjëzuese e vrastare të cilat po ndrydhin iniciativën e lirë, po ndryshin shpirtin e një shoqërie të bazuar në vlerat e një shoqërie perëndimore, dhe për këtë arsye të gjithë së bashku kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak. Paketa Fiskale miratohet dhe konsultohet vetëm nga Këshilli Bashkiak. Të gjitha elementët e tjerë mund të bëhen transparentë e publik dhe jo në negociata thjeshtë në grupet e interesit në zyrën e kryetarit të Bashkisë por kjo mund të bëhet fare mirë duke mbledhur sa më parë mbledhjen e Këshillit me transparencë publike”, tha kreu i këshilltarëve të djathtë, Olli.