Alda Canaj ditën që u vra bashkë me nënën e saj në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ishte një vajzë 16-vjeçare e ardhur në kryeqytet nga një zonë i jugut të Shqipërisë. Ajo vazhdonte shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, ndërsa prej kohësh ishte parë në shoqërinë e Marianit, një djalë disa vite më i rritur se ajo.
Këtë fakt, edhe Marian Rroku nuk e ka mohuar në rrëfimin e tij tek “E diela shqiptare”, por ai nuk ka pohuar kurrsesi të ketë patur një raport me vajzën, sikurse u fol në media.
Megjithatë, vetë Mariani, i dënuar në mungese me burgim të përjetshëm, e ka pranuar krimin, pavarësisht se është përpjekur të shpjegojë rrethanat që e çuan në këtë gjest.