Një algjerian rezident në Belgjikë që mbante kontakte të ngushta me Abdelhamid Abaaoud, koka e sulmeve të 13 Nëntorit në Paris, është arrestuar në Algjeri.
Lajmin e bëjnë me dije mediat vendase, që shpjegojnë se 29-vjeçari Zahir Mehdaoui është ndaluar nga policia në lindje të Algjerisë.
Sipas të përditshmes “Le Soir d’Algerie”, Mehdaoui e ka lënë vendin në vitin 2012 pë të shkuar në Turqi, më pas në Greqi nga ku u vendos në Bruksel duke u martuar me një qytetare belge.